Daja: Duhej të shënonim më shumë. Nuk më interesojnë fitoret në miqësore

Trajneri i Skënderbeut shprehet përgjithësisht i kënaqur, por ka pranuar se në testin me rumunët të tijtë kanë shpërdoruar shumë

As ndaj Vitorulit nuk erdhi fitorja,  por edhe pas ndeshjes së djeshme trajneri Ilir Daja, duke folur për Sport Ekspres, ishte i kënaqur me ekipin. Pengu i tij i vetëm është që skuadra duhej ta kishte siguruar fitoren në pjesën e parë, duke shënuar më shumë se një gol: “Dua të theksoj se kjo ndeshje ndaj rumunëve të Vitorulit ishte e një niveli përgjithësisht të mirë, duke parë që jemi në kulmin e fazës përgatitore dhe lojtarët janë të ngarkuar fizikisht. Kishim mundësi të mbyllnim takimin në pjesën e parë, por shpërdoruam shumë përballë portierit. Kanë qenë disa raste të pastra dhe duhej të kishim një avantazh të thellë në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë bëmë ndërrime, që e ulën ritmin e lojës. Kjo edhe për faktin se pjesën më të madhe të titullarëve Vitoruli i hodhi në fushë në pjesën e dytë, pasi kishte luajtur një ditë më parë ndaj Gallatasarajit.

“Mund të them se në përgjithësi kemi bërë mirë edhe në këtë takim, veç gjërave të vogla që mbeten për t’u rregulluar. Jemi në kulmin e fazës përgatitore dhe gjendja e lojtarëve fizikisht është e ngarkuar, e kam theksuar shumë herë. Gjatë javës do të fillojmë atë mikrociklin e përgatitjes së ekipit në kushte loje dhe normalisht do të jemi gati për ndeshjen e radhës në kampionat pas më shumë se 10 ditësh. I kemi bërë kështu llogaritë, pra që në ndeshjen e parë të jemi të plotë dhe në formë të mirë. Këto janë thjesht miqësore dhe nuk më interesojnë rezultatet. Dua të nxjerr nga këto ndeshje formën e ekipit dhe alternativat e duhura, por edhe qëndrueshmëri taktike. Ky është objektivi ynë, me të cilin kemi ardhur në fazën përgatitore në Antalia. Po të mbani mend, edhe në verë nuk është se kemi bërë “hatanë” gjatë fazës përgatitore, – u shpreh dje pas ndeshjes nga Turqia trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online