Skënderbeu fitoi ndaj Lushnjës, bëri detyrën, ndërsa trajneri Ilir Daja është i bindur se skuadra e tij nuk do të lëshojë deri në fund, duke tentuar edhe fitimin e kupës. Për Dajën luajnë më të mirët, edhe në ndeshje si kjo e sotmja, ndërsa titullar bëhet vetëm ai që e bind në stërvitje e në ndeshje.
“Lushnja, përtej pozicionit që ka, luan një futboll të këndshëm, luan futboll sulmues dhe jep sa mundësi ka. Gjithsesi, cilësia e madhe që kemi na lejon që të jemi superiorë në ndeshje të tilla.
Lojtarët që nuk kanë hapësirë? “Kanë gjithë javën për të fituar fanellën e titullarit. Sot kishim Nimagën që e bëri pushim, ndërsa dy të fundit që e kanë merituar fanellën e titullarit janë Nimaga dhe Dita, që e kanë bërë mirë detyrën e tyre. Ata që e duan fanellën, duhet të jenë pjesë organike e ekipit, jo thjesht të marrin minutash”.
Kampionat dhe kupë? “Do të vazhdojmë ta ruajë ose thellojmë këtë diferencë në krye, duke rritur cilësinë e lojës. Klubi kërkon edhe kupën, do ta tentojmë deri në fund”.
Soue shënon më shumë: “Vazhdimësia në stërvitje e lejon të shprehet më mirë në lojë. Ai ka cilësi të mira individuale, por ka pasur nevojë të jetë në formë maksimale fizike”.
Goli i pësuar: “Humbëm një top dhe reagoi me vonesë një nga lojtarët tanë, ndërsa nuk e mbyllëm mirë aksionin dhe diagonalja solli golin”.
Dita: “Është paraqitur mirë në vazhdimësi, ka tre ndeshje që po paraqitet mirë. Sot e ndërrova se pësoi një dëmtim. Sic e thashë më parë, Dita është shembulli kryesor, ashtu si Nimaga, që fanella fitohet dhe meritohet”.
Soue, një xhevahir i rritur për Kievon: “Me atë pjesë merren menaxherët e klubit. Nuk e di nëse ka klauzola në përfitim të klubit, mbetet për t’u parë”.