Dagllas Kosta qetëson, dëmtimi nuk është serioz

Brazili është një nga skuadrat pretendete këtë edicion, megjithatë ky Botëror ka treguar se nuk duhet asnjëherë që të ketë sigurt. Brazili doli e para e grupit E, duke lënë pas Zvicrën. Nesër skuadra e tekniku Tite do të luajnë ndeshjen e parë me eliminim direkt me Meksikën, në një ndeshje interesante.

Dagllas Kosta i shqetësoi jo pak brazilianët me dëmtimin që pësoi në ndeshjen me Kosta Rikën. Fillimish u mendua se lojtari i Juventusit e ka mbyllur aventurën e tij në Rusi, megjithatë 27-vjeçari është parë në stërvitje i diferencuar ditën e djeshme. Ashtu siç raportohet, dëmtimi nuk është serioz dhe Kosta mund të jetë gati për ndeshjen çerekfinale, gjithnjë nëse Brazili avancon më tej.

Stafi mjekësor dhe ai teknik, e kanë parë të arsyeshme që të mos e rrezikojnë mesfushorin anësor në ndeshjen e nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *