Cungu realist: Diferenca të mëdha me Karabakun

Kukësi u mund keqas në Azerbajxhan nga Karabaku dhe nuk e goditi asnjëherë portën në 90 minuta. Një humbje mese e merituar, gjë që pas ndeshjes e pranoi edhe trajneri i Kukësit, Armando Cungu.

“Duhet ta pranojmë se diferenca në cilësi mes nesh është shumë e madhe. Karabaku ka shumë lojtarë cilësorë. Kishim përballë një skuadër cilësore dhe me eksperiencë”, tha trajneri shkodran, i cili pësoi humbjen e parë që kur është kthyer në drejtimin e Kukësit.

Skuadra e drejtuar nga tekniku shkodran pësoi tre gola, dy prej tyre me penallti. Edhe pse synimi ishte të mbahej zero rezultati mbrapa, verilindorët nuk ia arritën dhe u mposhtën. Tani duhet të bëhen gati për ndeshjet në Europa League.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *