Cungu: Ju tregoj çfarë na duhet për titullin!

Armando Cungu, trajneri i Kukësit, u shfaq pas fitores me Tiranën në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport dhe analizoi takimin me bardheblutë. Finalizimi e kënaq shkodranin, por nuk e mohon se janë ndjerë në presion pas golit të skuadrës kryeqytetase.

Ndeshja e duhur për të parë reagimin e Kukësit?
Çdo trajner duhet të jetë i kënaqur me paraqitjen, aq më tepër që shënuam. Kemi luajtur mirë edhe dy ndeshjet e para, por nuk kemi finalizuar. Duhet të falënderoj djemtë që u zhbllokuam, sidomos Rexhinaldon. Mund të shënonim edhe në raste të tjera. U ngutëm disa herë, pasi mund ta kapnim kundërshtarin keq.

Çfarë i duhet Kukësit për të qenë pretendent për titull?
I duhet të punojë shumë më tepër, të jetë serioz dhe i thjeshtë. Ndoshta duhet edhe pak fat, pasi se kemi pasur në dy ndeshjet e para. Kampionati është i vështirë, ndaj asnjë ekipi nuk mund të jesh i qetë. Duhen marrë ndeshjet njëra pas tjetrës. Në dy javët e para bëmë lojë, por gabuam te pikët.

A ishte e lehtë ndeshja sot? Ju ka surprizuar Tirana?
Nga ajo që unë pashë, nuk mu duk e lehtë dhe në 30 minutat e para na krijuan probleme. Kishte momente nervozizmi, pasi nuk po mbyllnim zonat. Me golin u prishën balancat. Me Kalanë gjetëm ekuilibrin. Ata luajtën futboll, kishin defekte që i shfrytëzuam. Ndoshta u duhet kohë edhe atyre. 10 ekipe startojnë, një muaj para janë të gjithë për titull. Të gjithë duhet të pretendojnë atë që kanë bërë. Ndoshta nuk janë të gatshëm për titullin kampion.

Kur ndeshja shkoi 2-1, t’u kujtua ndeshja me Laçin?
Nuk ka kurrë siguri në futboll. Emri i Tiranës nuk është i lehtë për të mos të mbajtur në trysni. Na shkoi mendja, fati jonë ishte që shënuam edhe golin e tretë. U qetësuam ne, por ndoshta u dorëzua edhe Tirana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *