Trajneri i ri i Kukësit, Armando Cungu, zhvilloi sot stërvitjen e parë me ekipin. Larg prezantimeve bombastike në konferenca për shtyp, shkodrani jep një prononcim të thjeshtë për kanalin zyrtar të klubit. Ai beson se skuadra e tij do të arrijë kualifikimin në turin e dytë të Champions Leagues.
“Si fillim falenderoj presidentin, Safet Gjici, për mundësinë e dytë që po më jep. Kam besimin te futbollistët si dhe te drejtuesit e klubit të FK Kukësit dhe patjetër që pretendojmë kualifikimin në ndeshjen kundër Valetes, që zhvillohet ditën e martë, ndaj do bëj maksimumin që ta bëj realitet këtë gjë.
Ekipin e njoh sepse disa futbollistë i kam stërvitur, ndërsa të tjerë i kam pasur edhe kundërshtarë, ndërsa lojtarët e huaj kam mundësinë që t’i njoh më mirë nëpërmjet kolegut tim R. Hallaçi, si dhe drejtorit N.Nexhipi që është një ndihmë shumë e madhe për mua. Përsa i përket trajnierit Pakult shpreh respekt për atë që ka dhënë për Kukësin”, – u shpreh Cungu në fjalën e tij.