Trajneri Dritan Çuko ka folur pas ndeshjes me Kukësin, ku ka përgëzuar lojtarët e tij, por ka kontestime për gjykimin. Në të njëjtën kohë flet dhe për gjendjen e skuadrës së tij, që diti të reagojë mjaft mirë pas disfatës me Partizanin.
“Jam shumë i kënaqur me atë çka dha në fushën e lojës skuadra. Kam kërkuar më tepër motivim në analizën pas ndeshjes me Partizanin. Jam i sigurt se do i hapim probleme çdo ekipi nëse vijojmë kështu. Unë këtë grup kam në dispozicion dhe mendoj se duhet t’i adoptoj mirë në fushën e lojës. Nuk kam pasur shumë alternativa. Kam dy mungesa që sot për ndeshjen me Skënderbeun. Kemi dhe probleme me terrenin me këtë modul që luajtëm jam munduar tu a shpjegoj një tabelë se në fushë nuk kam pasur mundësi. Uroj që të vazhdojmë kështu dhe nëse luajmë me këtë grindë do marrim rezultate. Të shohim se si do reagojnë”.
“Gjyqtarët vijnë e na shkelin me këmbë pasi jemi në vendin e fundit. Kam pretendimet e mia te Pepa, që është prekur topin me dorë. Pepa më tha që arbitri ishte 100% me atë. Uroj që t’i motivojmë lojtarët si këto ndeshje”.
“Gjithë Shqipëria e di se ne nuk kemi një fushë stërvitore. Do mundohemi që t’i motivojmë me mënyra sportive. Uroj që për fushën të gjejmë zgjidhje për sezonin e ardhshëm”.
“Me këtë ndeshje që zhvilluam ana psikologjike besoj do jetë e mirë, por arbitrat nuk duhet që të na shkelin me këmbë. Si ta motivoj skuadrën kur gjyqtari bëhet protagonist? Skuadra ishte e njëjtë me atë që u mund me Partizanin”.