Çuditë nuk kanë fund! Kepi i Gjelbër është i pakalueshëm për Spanjën, kampionët e Europës dështojnë ndaj debutuesve të Kupës së Botës

Çudirat nuk kanë fund në Kupën e Botës 2026. Ekipet e lehta në letër po tregojnë në fushë se në futboll asgjë nuk është e pamundur. Surpriza e radhës këtë herë është Kepi i Gjelbër.

Kur të gjithë prisnin një humbje me goleadë për debutuesit në Kupën e Botës, e kundërta ndodhi. Kepi i Gjelbër rezultoi i pakalueshëm përballë Spanjës. Pavarësisht 27 tentativave për gol, kampionët e Europës nuk mundën ta ndalnin topin në rrjetë. Ndeshja përfundoi në barazim 0-0 dhe Spanja e nis kështu kompeticionin me një zhgënjim të madh./Sport Ekspres/