Një çudi e madhe është ajo që ndodhi në mbrëmjen e djeshme, atje ku Burton ka luajtur përballë Bournemouth. Fitorja u arrit nga vendasit me rezultatin 2-0, por shifrat janë të fundit që bën jehonë në këtë ndeshje.
Atje u akorduan 28 minuta shtesë në fundin e pjesës së dytë, si asnjëherë më parë. Por gjithçka e ka një shpjegim. Në minutën e 53, fusha ra në errësirë për shkak të ikjes së dritave. Pas një pushimi të konsiderueshëm, të dyja ekipet u kthyen në fushë dhe vazhduan ndeshjen.
Jo për shumë gjatë, pasi vetëm 2 minuta më vonë, dritat u fikën sërish. Më pas kjo ndodhi edhe njëherë tjetër në minutën e 63, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tifozëve vendas kishin ikur dhe nuk pritën më gjatë me këtë incident të përsëritur. Por në këtë mënyrë ata humbën golin e dytë të Burtoni, që i dha edhe kualifikimin në Kupë. /Sport Ekspres/