Çudirat shqiptare, në Lushnje “ashensor” për transmetimin e ndeshjes

Në futbollin shqiptar shohim perla thuajse çdo javë dhe pas golit të pabesueshëm që pamë në Gjirokastër dje, kur një bilbil i një arbitri nga tribuna ndali ndeshjen dhe Kukësi shënoi, në Lushnje ka të tjera çudira.

Klubi lagunar arriti të licenconte në kohë stadiumin e vet për të luajtur ndaj Kukësit në 12 tetor, por që atëherë problemet kryesore lidheshin me mungesën e kushteve të transmetimit të ndeshjes.

Edhe në ndeshjen e djeshme kundër Laçit nuk u pa asnjë ndryshim: ngjitja për në taracën e stadiumit është e pamundur dhe mënyra e vetme është me… vinç!

Çmenduri, kamerat dhe kameramanët duhet të ngjiten me vinç dhe duhet të qëndrojnë aty derisa të përfundojë ndeshja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *