Çudirat e zgjedhjeve, Fino: Pse ka frikë Duka se dalin dy ministra për fushatë?

Humor nga fushata për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit: ministrat mund të dalin në fushatë pro Bashkim Finos, ku është e keqja këtu, e pse u dashka quajtur përfshirje e politikës në zgjedhje?

Kështu logjikën Fino mbrëmë në Fair Play, emisionin e Enkeleda Zekos në News 24.

I pyetur nga gazetarja e njohur në lidhje me akuzën se po bëjnë fushatë edhe politikanë me dy ministra, Fino jo vetëm që nuk ka mohuar asgjë por ka kundërsulmuar me një argument vërtet të çuditshëm, sipas të cilit nëse presidentët e futbollit bëjnë fushatë pro Dukës, atëherë edhe ministrat mund të bëjnë të njëjtën gjë pa problem për Dukën.

“Pse ankohet Duka? Unë nuk ankohem që nga Skënderbeu voton Takaj dhe jo kryebashkiaku. Takaj është miku i Dukës dhe shkon e bën fushatë për Dukën, ashtu si presidenti i Laçit. Po atëherë pse ankohet Duka për dy ministra që bëjnë fushatë, apo për kryebashkiakun e Durrësit? Pse ka frikë Duka?”.

Autogol i zotit Fino ky, ndoshta i ka shkarë goja, sepse është ministrat nuk kanë lidhje me futbollin, Takaj e Laska po, ata hedhin milionat që mbajnë gjallë futbollin në Shqipëri. Kur një ministër vendosi të fuste hundët të futbolli, para pak vitesh, u bë katrahura në futbollin shqiptar, e dinë mirë të gjithë për cilin e kemi fjalën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online