Çudira italiane/ Ekipi i Veselit në Serinë A priste fundin e kampionatit për të rënë nga Kategoria, tani janë afër shpëtimit

Një çudi e vërtetë mund të quhet ajo që po ndodh me Salernitanën në Serinë A. Kjo skuadër ishte thuajse në prag të falimentimin deri në muajin janar pasi presidenti i saj, Lotito, duhej të shiste aksionet sepse nuk i lejohej që të kishte dy klube në të njëjtën kategori.

Por një hall më vete për presidentin e Lacios pasi asnjë nuk po afrohej për të marrë Salernitanën. Kështu ekipi ku luan edhe Frederik Veseli u kthye në një “thes boksi” për rivalët e Serisë A që mund të shfryheshin dhe vetëm të numëronin golat ndaj tyre.

E teksa jemi tre ndeshje nga fundi, Salernitana është më afër se kurrë nga shpëtimi. Ky ekip ndodhet në vendin e 18, i fundit që të jep biletën për në Serinë B. Ndërkohë Cagliari, renditet në të 17 që të mban në Serinë A me 2 pikë më shumë, por me një ndeshje më tepër të zhvilluar se Salernitana. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *