Kualifikueset afrikane për Kupën e Botës sjellin çudira të vështira për tu besuar për realitetin europian. Algjeria ka luajtur ndeshjen e fundit në grup kundër Burkinia Fasos, ku pas barazimit 2-2 ka siguruar nëpërmjet vendit të parë një vend për në “play off“. Por ky takim ka nisur me akuza nga ana e Kombëtares algjeriane. Lojtarët e Burkinia Fasos kanë pasur frikën e ndonjë sulmi apo komploti përpada duelit dhe kanë vendosur të ndërrohen në fushë dhe jo në dhomat e zhveshjes.
Kjo më pas ka sjellë edhe akuzën nga ana e palës algjeriane, e cila pretendoi se Burkinia Faso ka bërë magji të zezë në fushën e tyre. Për të siguruar që ndeshja të mos ndikohej nga magjia e zezë, në ndihmë ka ardhur një ekzorcist, i cili është marrë për të prishur mallkimin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
The year is 2021. Algeria is hosting Burkina Faso in a tense World Cup qualifier. Algeria accused Burkina Faso of performing black magic on the pitch at the Mustapha Tchaker Stadium in Blida. Algeria brought an "exorcist" (????) to remove the spell. Welcome to Africa. pic.twitter.com/XliC89BxwG
— Walid Ziani (@bylka613_) November 16, 2021