Çudia/ Sulmuesi afrikan u provua te Kukësi, por kërkoi largimin: Nuk jam në nivelin tuaj!

Te kampionët ndryshe nga çdo herë tjetër nuk erdhën më shumë se 2 lojtarë në provë. Kampionët ndryshuan politikë, duke i besuar lojtarëve që kishin eksperiencë dhe CV të pasur. Trajneri Pakult dhe drejtori Nexhipi ju besuan njohjeve të tyre duke bërë një merkato mjaft të “shëndetshme”, pasi tashmë skuadra mund të konsiderohet e kompletuar. Megjithatë në skuadër u afruan dhe dy futbollistë afrikan, të cilët synuan që të tregonin aftësitë e tyre. Nëse Nikolas Dilon e kaloi provën dhe bindi teknikun austriak, nuk ndodhi diçka e tillë me sulmuesin Ramzi Xhan. 23-vjeçari, realisht kishte një CV që linte për të dëshiruar, nuk kishte luajtur asnjëherë në nivele të larta dhe te Kukësi erdhi nga Liga e shtate gjermane, e cila konsiderohet amatore.

Xhan me siguri nuk ja ka pasur idenë kampionatit shqiptar, por diçka të tillë ai e ka kuptuar me vetëm pak ditë qëndrim te Kukësit. Lojtari nuk debutoi asnjëherë me skuadrën edhe pse në ndeshjen me Fenerbahçen ishte në stol. Ganezi e ka kuptuar vetë që nuk ishte në nivelin e pjesës tjetër të skuadrës dhe në këtë pikë është treguar i sinqertë. “Sport Ekspres” mëson se në një nga mbrëmjet kur skuadra po darkonte, lojtari ka kërkuar të drejtën e fjalës.

Fillimisht ai ka falënderuar drejtuesit që i dhanë mundësinë për t’u provuar te kampionët e Shqipërisë dhe më pas shokët e skuadrës për mikpritjen. Më pas Xhan ka treguar se e ka vënë re se nuk është në nivelin e skuadrës, duke ju komunikuar atyre se ai do të largohet dhe aventura e tij si kuksian mbaronte aty. Kukësi normalisht nuk e ka kundërshtuar vendimin e tij, duke u pajtuar me mendimin e vetë lojtarit. Një rast mjaft i veçantë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *