Çudia, Spanja kthen në kombëtare David Vijan

E pabesueshme: David Vija kthehet në kombëtaren spanjolle, pas 3 vitesh mungesë dhe në moshën 35-vjeçare, duke luajtur në kampionatin amerikan në mbyllje të karrierës.

Sulmuesi i Nju Jork Sitit e ka luajtur ndeshjen e fundit me kombëtaren në vitin 2014, pas 97 ndeshjesh e 57 golash me La Roja-n, por tani trajneri Hulen Lopetegui e ka grumbulluar në vend të Diego Kostës, i cili është i ndarë në shtëpi te Çelsi.

“Diego Kosta ka pasur një verë të vështirë dhe nuk po luan, ndaj nuk do ta grumbulloj. David Vija mund të na ndihmojë në këtë moment, është shumë i motivuar dhe besojmë se do të na ndihmojë”, ka shpjeguar Lopetegui, i cili ka lënë jashtë kombëtares mbrojtësin e Çelsit Markos Alonso, autor i dy golave javën e shkuar kundër Totenhemit, por ka grumbulluar Suson e Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *