Çudia e madhe e Anglisë! Trajneri lë jashtë Europianit një yll si Grilish, merr në Gjermani sulmuesin e Kristal Palasit dhe të Uest Hemit

Trajneri Gareth Sauthgejt ka publikuar sot listën e tij përfundimtare. Kreu i pankinës së Anglisë ka zgjedhur 26 lojtarët me të cilët do të përpiqet t’i shkojë deri në fund Kampionatit Europian. Nuk kanë munguar çuditë në listën e 53-vjeçarit.

Jashtë lojtarëve të grumbulluar është Xhek Grilishi. Megjithëse është një nga yjet më të mëdhenj të Anglisë e Mançester Sitit dhe se çdo Kombëtare do të dëshironte ta kishte në skuadër, Sauthgejti ka vendosur ta dërgojë në shtëpi. Bashkë me të është larguar edhe mbrojtësi Herri Meguajer.  Ndërkohë, Sauthgejti i ka besuar në sulm Ebereçi Ezesë të Kristal Palasit dhe Xherrod Bouenit të Uest Hemit përpara Grilishit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/