Çudia e këtij vendi shkon një hap më tej, tifozët e Kombëtares i shkruajnë FIFA që t’i përjashtojë nga Botërori

Një situatë tërësisht e rrallë ishte ajo që ndodhi në ndeshjen e fundit të Iranit. Me kokat e ulura dhe tërësisht të dëshpëruar, lojtarët e Iranit dolën në fushën e blertë duke mbajtur xhaketat e zeza për të fshehur me turp simbolet e tyre kombëtare.

Gjithçka ishte një shenjë proteste kundër regjimit që po i drejton, me mënyrën sesi po sillen karshi femrave. Protestat kanë shpërthyer në vend dhe lojtarët nuk mund të mbeteshin jashtë kësaj situate. Ndërkohë së fundmi janë tifozët e Iranit që i kanë dërguar një letër zyrtare FIFA-s, teksa kërkojnë përjashtimin e Kombëtares së tyre nga Botërori. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *