Sikur të mos mjaftonte mungesa e një fushë stërvitje me kushtet optimale, duket se për dinamovitët ka ardhur edhe më e papritura, sidomos për tifozët. Në një udhrër të dalë nga FSHF-ja, është mësuar se ndeshja e radhës që do të luhet në Pezë, ndaj Erzenit të Shijakut, por jo vetëm (edhe takimet e tjera të shtëpisë), do të zhvillohen pa tifozë. Kjo ka bërë që tifo-grupi “Blue-Boys”, që po i qëndron shumë afër skuadrës blu të reagojë ashpër dhe të akuzojë FSHF-në se po e dëmton qëllimisht skuadrën dinamovite.
REAGIMI – “Ditën e djeshme (të dielën), ishim në Kavajë dhe sigurisht nuk jemi gëzuar për rezultatin! Kemi treguar se kemi qëndruar pranë ekipit edhe në ditët më të zeza, e nuk mund ta braktisim Dinamon vetëm nga një humbje! Sqarojmë të gjithë “specialistët e facebook” se mbështesim emrin DINAMO dhe jo individët! Dje (të dielën) ishte vetëm ndeshja e parë dhe ekipi nuk mund te gjykohet vetëm nga 90 minuta. Javën tjetër presim Erzenin në Pezë, ndërsa mësojmë se nuk lejohen tifozët nga FSHF! Pse gjithë këto vite janë lejuar ekipet, ndërsa tani tribuna nuk plotëson kushtet? Me gjithë respektin për qytetet, por a e keni parë Krujën, Fushë-Krujën, Burrelin, Cërrikun, apo Kavajën ku ishim së fundmi? Pseudo-tribunat e tyre përmbushin kushtet?! Sigurisht që jo! Nuk kanë as kushtet më të vogla e jo më të flitet për stola e tualete! Ky është sulmi i radhës nga Federata! Tek e fundit, loja luhet për tifozët, apo jo? Ne do të jemi aty, dhe ftojmë të gjithë tifozët të bashkohen! Për detajet e tjera do të njoftojmë gjatë javës. Për Dinamon, vetëm kundër të gjithëve”, – ka qenë reagimi i ultrasve dinamovitë, “Blue-Boys”.
Per momentin, Partia dhe qeveria kane prioritet Partizanin legjendar. Sapo te jete zgjidhur ceshtja e Partizanit, do t’i vije radhe edhe Dinamos qe te ngrihet aty ku ka qene ne koherat e shoku Kadri e te shokut Mehmet, te shokut Mehdi e te shokut Klement. Prandaj shoket e Dinamos te bejne durim. Vertet nendeteset e Hrushovit muaren fund, por nendetesen e Dinamos mund ta shpetojme, se nuk na kushton shume. Me gjithe kete mall qe kemi u kemi shitur borgjezeve dhe revizionisteve neper Evrope, c’na kushton te blejme nganje penallti per ndeshje e ta ngjisim edhe Dinamon sic ngjitem Partizanin! Prandaj durim, shoku, durim!
Po ik o ti FR shkerdhat e ulet ke byth me fol per NONDETSEN 18 HER KAMPIOME tshqipris