Çudi nga Andorra/ Ndeshja me Shqipërinë nuk do të transmetohet në televizion, hapen dyert e stadiumit

Shqipëria nis mbrëmjen e nesërme rrugëtimin e saj në kualifikueset për Botërorin Katar 2022. Por nëse në vendin tonë interesi është i lartë për të ndjekur kuqezinjtë në fushën e lojës, në Andorra ndodh e kundërta. Çuditërisht kjo ndeshje do të ndiqet nga vetëm 300 tifozë që do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Kjo pasi asnjë televizion vendas i Andorrës nuk ka të drejtën për transmetimin e saj. Një lajm të tillë e ka përcjellë gazetari Sokol Xhihani për “Supersport”, ku shpjegon gjithçka rreth kësaj çështjeje. Gjithashtu bën me dije se do të jenë të pranishëm një numër i vogël tifozësh, që pritet të thyejnë pamjen e zbrazët të stadiumeve përgjatë vitit të fundit.

“Mbeta i habitur kur e mësova këtë. Këtu nesër luhet ndeshja mes Andorrës dhe Shqipërisë, por këtu në Andorra nuk e transmeton asnjë prej televizionive. E drejta televizive është shumë e lartë në raport me popullsinë, që është shumë e vogël. Kështu që nuk i shkon për shtat asnjë televizioni ta blejë aq shtrenjtë, sepse ndoshta nuk kanë ku ta shesin.

Nëse kanë ndonjë kundërshtar të fortë mundohen ta shohin nëpërmjet kanaleve spanjolle apo franceze. Por në Andorra nuk e shikon asnjë ndeshjen, të paktën nga banorët që janë këtu. Në fakt mbeta i habitur, teksa edhe në konferencën për shtyp nuk kishte as gazetar. Ka vetëm një televizion shumë të vogël. Erdhi vetëm një gazetar. Nesër në stadiumin e Andorrës do të jenë 300 tifozë të pranishëm, 150 pas njërës portë dhe 150 pas portës tjetër”, ka thënë gazetari Sokol Xhihani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online