“Cristiano Ronaldo më mori mënjanë dhe më tha diçka”, flet Xhakomo Vrioni: Nuk do ia them askujt tjetër, e mbaj në zemër si sekret

Xhakomo Vrioni kishte fatin që të punonte me shumë yje të Juventusit pasi u stërvit me ekipin e parë. Sigurisht që mes të gjithëve veçohet një prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit, Kristiano Ronaldo. Në një intervistë për “Tuttomercatoëeb”, Vrioni tregon se ka pasur edhe një këshillë nga Ronaldo që e mban si sekret në zemër dhe nuk do ta tregojë kurrë.

“Gjëja e parë që vjen në mendje, përveç faktit se është një makinë perfekte në gjithçka, është profesionalizmi. Takova një kampion vërtet maniak. Cristiano një herë më mori mënjanë dhe më tha diçka shumë të bukur. E mbaj në zemër si sekret. Nuk po e them kështu: kurrë nuk i kam thënë askujt, madje as miqve të mi më të ngushtë, dhe kurrë nuk do ta them. Shokët e skuadrës nga ËSG më bëjnë aq shumë pyetje në lidhje me Juventusin. Dhe jo vetëm për Ronaldon. Mbrojtësit janë të intriguar nga Chiellini, De Ligt dhe Bonucci”, ka thënë Vrioni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online