Coutinho e mbyll me Bajernin e Mynihut, kthehet sërish te Barcelona

Kutinjo vazhdon të jetë numri 1… në dështime. Pas “mallkimit” që tifozët e Liverpulit i bënë brazilianit, në momentin kur lojtari bëri gjithçka për t’u transferuar në Barcelonë, karriera e lojtarit ka marë një rënie të lirë. 28 vjeçari nuk arriti të afirmohej tek Barcelona, teksa nuk mposhti dot konkurencën e shokëve të skuadrës për të zënë një vend titullari në formacion.

Për këtë arsye sulmuesi u detyrua të provonte përsëri aftësitë e tij, në një klub tjetër legjendar, tek Bajerni i Mynihut në formën e një huazimi me të drejtë blerje. Por edhe këtë herë braziliani nuk arriti të bindte trajnerin gjerman Flik që të luante në formacionin e parë dhe si pasojë klubi vendosi të mos e aktivizonte opsionin e blerjes, duke e detyruar lojtarin të rikthehej në Barcelonë. Këtë vendim e ka publikuar faqa zyrtare e Bajernit të Mynihut në Tëitter me mbishkrimin ” Faleminderit për të gjitha, Kutinjo”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online