Conte nuk e heq nga zemra të shkuarën, dhuron ndihma për studentët në spitalin e Torinos

Torino duket se vazhdon të mbetet ende në zemrën e Antonio Contes edhe pse ky i fundit vazhdon karrierën e tij në Milano, ku drejton Interin. Trajneri Italian është veshur që në moshën 22-vjeçare bardhezi, ndërsa ka luajtur me Juventusin për plot 13 vite. Gjithashtu është rikthyer sërish te “Zonja e Vjetër” për të marrë timonin e tyre. Një e shkuar e kaluar në Torino nuk mund të hiqet lehtë nga mendja e nga zemra dhe këtë e tregon edhe gjesti human i Contes.

Tekniku Italian ka vendosur të dhurojë 12 lap-topë për spitalin torinez “Mbretëresha Margerita”, në mënyrë që studentët e shtruar aty të mos humbasin leksionet e tyre dhe të vijojnë të edukohen pavarësisht situatës në të cilën ndodhen. Një gjest i tillë është përshëndetur edhe nga drejtoresha Tiziana Catenazzo, e cila ka thënë se kjo ishte një dhuratë e papritur, ndërsa shton se e vlerëson jashtë mase një veprim të tillë.

“ishte një dhuratë e papritur. Ne folëm me Conten dhe gruan e tij një ditë më parë për t’u treguar vështirësitë në neuropsikiatri. Është një gjest i një vëmendjeje të veçantë dhe ne e vlerësojmë shumë. Me dhuratën e tyre do të vendosim një marrëdhënie minimale me ta studentët e shtruar në spital, që është e çmuar në këtë periudhë. Edukimi është një pjesë thelbësore e protokollit terapeutik”, ka thënë Castenazzo./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online