Interi është surprizuar në ndeshjen e parë të “Champions League” për këtë sezon të ri, teksa barazuan në shtëpi me rezultatin 1-1 ndaj Slavias së Pragës. Olainka do të hapte ndeshjen duke shënuar golin e parë në minutën e 63, ndërsa në shtesë do të ishte Barela që i shpëtoi zikaltrit nga turpërimi i madh.
Gjithsesi kritika të shumta nisin menjëherë për Interin, pasi në ndeshjet e tjera duhet të luajë me Barcelonën dhe Dortmundin. Antonio Conte ka kërkuar që të marrë gjithë përgjegjësinë dhe fajin për këtë dështim të madh, për të lënë të qetë lojtarët pas ndeshjes, ndërkohë që do të luhet edhe derbi në Itali.
“Ky nuk është futbolli ynë, por lojtarët duhet të lihen në paqe. Ne duhet të kemi më shumë personalitet dhe të rritemi më tepër. Kur flas për rritjen, unë e di se çfarë situate është këtu. Probleme fizike për shkak të ngarkesës? Po ne nuk flasim për asgjë.
Duhej të vraponim më shumë se ata dhe të ishim më të keq se ata. Kjo nuk u arrit. Ne duhet të punojmë shumë, nuk arritëm të tregonim asgjë rreth futbollit tonë. Nuk është kjo mënyra sesi ne stërvitemi. Stërvitemi për një tjetër lloj futbolli. Lukaku? Nuk kam fjalë për asnjë prej individëve. Lërini të qetë lojtarët. Sot ishim të gjithë nën nivelin e kërkuar, unë i pari. Nuk kam asnjë fjalë për individët. Madje, unë isha më shumë “gomari” për t’u vendosur në dërrasën e zezë”, ka thënë Conte. /Sport Ekspres/