Finalja e Conference League është ende e jona! Ardhja e Ceferin në ditën e djeshme, përveç diskutimeve për zgjedhjet e FSHF, ishte edhe për finalen e kompeticionit europian.
Shumë në rrezik ishte vendosur edhe kjo finale, e cila fatmirësisht është ende në duart e Shqipërisë. Asnjë ndryshim programimi, ku nëse palët dhe veçanërisht Edi Rama do t’i mbahet premtimit të dhënë te Ceferin, Europa do të ketë sytë te Tirana për një ditë. /Sport Ekspres/