Conceicao debuton me fitore të madhe, Milani eliminon Juventusin dhe gjen Interin në finale

Në një ndeshje emocionuese të zhvilluar në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Italisë, Milani mundi Juventusin me rezultatin 2-1, duke siguruar kalimin në finale.

Trajneri i ri i Milanit, Coneicao, e shënoi debutimin e tij me një fitore të rëndësishme. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të ndezur, me dy ekipet që kërkonin fitoren për të avancuar në finalen prestigjioze të Superkupës, atje ku e priste Interi.

Juventusi shënoi i pari me Yildiz, por Pulisic nga penalltia dhe autogoli i Gatit vendosën përmbysjen. /Sport Ekspres/