Refik Halili i vendosi Taulant Seferit çmimin prej 1,5 milionë euro. Një gjë e tillë u duk çmenduri që Superiorja të shesë lojtar me vlerë të tillë. Por kartoni i sulmuesit në fjalë po njeh rritje edhe në “Transfermarkt”, që analizon në detaje futbollistët dhe i jep një çmim të përafërt në tregun e shitjes.
Nga 500 mijë euro që vlente kartoni i Seferit më herët, tanimë në “Transfermarkt” ka shkuar në 650 mijë euro. Kështu Taulanti kryeson Superioren si lojtari që kushton më shtrenjtë, ndërsa vlera e tij pritet të njoh rritje të madhe në ndeshjet e Europës.
Menjëherë në vendin e dytë vjen Guindo. Në vlerësimin e fundit të Transfermarkt ky futbollist kushtonte 400 mijë euro, ndërsa tanimë mund të blihet me më së paku 500 mijë euro. /Sport Ekspres/