Në mbrëmjen e sotme do të kemi një duel të lehtë në dukje për ekipin e Eredivisie, Az Alkmar. Këta të fundit do të përballen kundër Tuzla City, që përfaqson Bosnje Heregovinën në Conference League sa i përket turit të dytë. Sigurisht që diferencat mes të dy ekipeve janë të mëdha dhe të frikshme.
Ndërkohë vërtet interesante është fakti se holandezët po i shesin biletat e stadiumit për një shifër vërtet të rrallë, 50 cent. Pra një tifozi të Az Alkmar i mjaftojnë gjysmë euro për të qenë prezent në stadium dhe për të ndjekur ndeshjen ndaj rivalëve të panjohur. /Sport Ekspres/