E frikshme çfarë po ndodh me Shqipërinë, ku shumë njerëz nuk njohin as frikën e ligjit dhe as parimet bazë të të qenit pjesë e shoqërisë, duke respektuar të tjerët.
Migen Memelli, trajner i ekipit të moshave U17 të Tiranës, është goditur me grushte pas stërvitjes së mëngjesit nga prindi i një fëmije.
Autori identifikohet si A.Ç., e pasi e ka goditur trajnerin e bardhebluve, i ka nxjerrë edhe thikën duke e kërcënuar me fjalët “Të pres fytin”. /Top Channel