Çmenduria e trajnerit që ironizonte Taren ska kufij, futbollistët: Shtrihej lakuriq për 30 minuta

Marcelo Bielsa është një emër që njihet më tepër për “çmendurinë” e tij se sa për arritjet si trajner. Argjentinasi aktualisht është në krye të Leeds, ndërsa në të shkuarën ka qenë edhe trajner i Kombëtares së Kilit. Bëmat e këtij njeriu janë të shumta, ndërsa kulmi arriti kur u shkarkua te Lacio pa bërë asnjë ndeshje të vetme, ndërsa luante edhe me Taren duke i kërkuar lojtarë dhe në fund i quante jo cilësorë pasi i blinte.

Së fundmi, dy futbollistë kilianë, Gonzalez dhe Fuenzalida kanë treguar edhe një tjetër “ves” të Bielsës në momentet kur ky i fundit humbiste gjatë kohës kur drejtonte Kombëtaren e Kilit. Sipas tyre trajneri argjentinas shtrihej tërësisht lakuriq në dhomat e zhvehjes dhe qendronte aty për rreth 30 minuta.

“Bielsa hyri në dhomën e zhveshjes. Ishte shumë i nxehur dhe ecte lart e poshtë pa folur me njeri. Kishte një dhomë tjetër zhveshjeje ngjitur me ne dhe ai ishte atje. Ai hyri tërësisht i zhveshur dhe u shtri si të ishte një pacient që do të shkonte në operim”, ka thënë Gonzalez.

Ndërkohë edhe lojtari tjetër, Fuenzalida e ka konfirmuar një gjë të tillë, duke treguar një rast pas humbjes me Italinë, ndërsa thekson se kjo nu ka ndoshur vetëm një herë.

“Më ka ndodhur disa herë ta shoh këtë gjë. Ne humbëm një finale 1-0 kundër Italisë, ku luajtëm mirë dhe kishim shumë mungesa në ekip. Ai madje u zu me trajnerin e Italisë. Bielsa shkoi në dhomën e zhveshjes i zemëruar dhe kur hyri bëntë si i çmendur. Ecte vërdallë duke hequr rrobat”, është shprehur Fuenzalida./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *