Quhet Xhejk Piçi, është një tifoz i çmendur i Anglisë dhe mbi të gjitha një “i krisur” i cili për një bast pushtoi fushën mbrëmë, në sfidën Maltë-Angli.
Gjithçka nisi për gallatë në Twitter, sepse Xhejk ishte në stadium dhe shkroi: “Nëse më bëni 400 Retweet (shpërndarje të postimit tim), do të futem në fushë gjatë Maltë-Angli”.
400 retweets and I’ll pitch invade the Malta V England game #MalEng pic.twitter.com/lKP89I4uUX
— Jake Peachey (@JTPeachey) September 1, 2017
Si mund ta humbnin këtë spektakël shokët e tij, por edhe njerëz që nuk e njihnin fare? Numri 400 u arrit me shpejtësi dhe në minutën e 69-të Xhejk, me një sprint spektakolar, u fut në fushë dhe takoi një lojtar, dhuroi spektakël derisa u dorëzua vetë te policia.
Çmenduri tipike angleze, por që i ka kushtuar 200 euro gjobë, një natë në burg, një vit ndalim hyrjeje në Maltë dhe ndoshta përjashtim përjetë nga stadiumet.