Milani ka fituar me një përmbysje të çmendur ndaj Juventusit duke ia dalë në shifrat 4-2. Bardhezinjtë kaluan në avantazh me Rabiot dhe Ronaldon, që menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë realizuan golat.
Kështu u krijua përshtypja se bardhezinjtë do të fitonin një tjetër ndeshje ndaj Milanit, por kuqezinjtë bënë një përmbysje të çmendur.
Nga minuta e 62 në 67, për vetëm 5 minuta, Milani do të shënonte tre gola. Zlatan Ibrahimoviç realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i hapur rrugën Kesie dhe Leaos. Ante Rebiç gjeti edhe golin e katërt për Milanin në minutën e 80, ndërsa në këtë mënyrë mbahet ende “gjallë” kampionati i Serisë A sa i përket titullit, pasi në rastin e fitores së Juventusit do të mbyllej gjithçka. /Sport Ekspres/