Një çmenduri e futbollit modern mund të quhet ajo e grupit A në Ligën e Kombeve. Hungaria ka arritur që të fitojë edhe ndaj Gjermanisë në transfertë, duke kryesuar grupin e vetme me Italinë dhe Anglinë.
Befasia tjetër qëndron në faktin se Anglia është në vendin e fundit dhe është rrëzuar nga Liga A. Italia arriti ta mundte me shifrat 1-0, ndërsa tre luanët do të shkojnë në Ligën B, atje ku aktualisht gjendet edhe Shqipëria. /Sport Ekspres/