Drejtuesit amerikanë të Chelseat nuk janë kursyer aspak këtë merkato. Pas Mudryk-ut, blutë e Londrës kanë firmosur me një tjetër lojtar të ri dhe të talentuar. Bëhet fjalë për Enzo Fernandezin. Futbollisti argjentinas u shpall kampion Bote në muajin dhjetor, ndërsa tashmë ka siguruar edhe transferimin te Chelsea.
Një blerje që i ka kushtuar drejtuesve të klubit anglez në total plot 121 milionë euro. Shifra më e lartë e regjistruar për blerjen e kartonit të një futbollist në Premier League. Sasia e parave do të paguhet në arkat e Benfica-s e ndarë në 5 këste, si dhe një shumë prej 45 milionë eurosh pagesë fillestare.
Ndërkohë, një tjetër e veçantë e këtij transferimi është edhe kohëzgjatja e kontratës. Drejtuesit amerkanë të Chelsea-t po zbatojnë një praktikë krejt ndryshe me kontratat e lojtarëve, duke nënshkruar për sasi kohore mjaft të gjata. Në rastin kontret, Enzo Fernandezo ka firmosur për të qendruar në “Stamford Bridge“ për plot 8 vite e gjysmë./Sport Ekspres/