Çmenduria/ Askush nuk donte të ishte në fushë ndaj Realit, te Gladbach po shihnin Inter-Donetsk me iPad

Nga Klaudio Ndreca

Që një ndeshje dhe 90 minuta të luajtura në fushën e lojës të sjellin festën në të dy ekipet, është padyshim një fenomen i rrallë. Por kjo ka ndodhur në përballjen kundër Realit të Madridit dhe Glabach. Skuadra e La Liga-s ka arritur që të fitojë në shifrat 2-0, ndërsa në fund të dyja ekipet i janë gëzuar kalimit nga faza e grupeve.

Sigurisht që për madrilenët nuk mund të quhet një sukses madhështor, por duke parë sesi rrodhën situatat në këtë grup, nuk përjashtohej edhe eliminimi i mundshëm. Ndërkohë çmenduria dhe gjithë e veçanta e mbrëmjes ishte në stolin e Gladbach. Të gjithë donin të dinin sesi po vazhdonte rezultati te Inter-Shakhtar Donetsk, në ndeshjen që përfundoi pa gola. Nëse zikaltërit do të fitonin në këtë takim, atëherë Glabbach do të eliminohej nga faza e grupeve, ndërsa në të kundërt do të kalonte më tej.

Për këtë arsye emocioni ka qenë i jashtëzakonshëm dhe stafi e gjeti zgjidhjen pasi ishte i përgatitur me një IPad. Momentin më të vështirë e kanë përjetuar padyshim lojtarët që gjendeshin në fushën e lojës kundër Realit, pasi të gjithë kërkonin që të shihnin rezultatin te Interi për të mësuar fatin e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online