Real Madrid-PSG 3-1 Benzema 61, 76, 78/ Mbape 39′
Paratë nuk mund të vlejnë më shumë se fanella! Ky është morali i marrë nga mbrëmja e sotme në Champions League. Pesha e rëndë e Realit të Madridit nuk arriti të thyhej nga shpenzimet marramëndëse të sheikëve në Francë.
PSG e kishte mundur Realin e Madridit në shifrat 1-0 në ndeshjen e parë, atje ku historia mund të kishte mbërritur edhe një rezultat 4-0. Por në ndeshjen e kthimit, ishte tërësisht ndryshe. Ekipi francez kaloi i pari në avantazh me Mbape, duke dhënë përshtypjen e një takimi të mbyllur.
Por me golin e barazimit të arritur nga Benzema në të 61, adrenalina përshkroi trupin e madrilenve që iu shtuan dukshëm energjitë. Sulmuesi francez “u çmend” duke shënuar edhe dy gola të tjerë në dy minuta, për të përmbysur PSG dhe për të dërguar në shtëpi treshen Mesi-Neymar-Mbape. Ndërkohë nga ana tjetër Manchester City barazoi pa gola ndaj Sportingut dhe kaloi më tej falë fitores 0-5 të arritur në transfertë. /Sport Ekspres/
LIVE, Manchester City-Sporting 0-0