Çmenduri/ “Nuk ishte normale”! Zunë mesin e tabelës, trajneri i ekipit shqiptar zbulon rrogën e lojtarëve: 20 mijë euro në muaj, nuk jemi Real Madridi

0

Nëse në Shqipëri nuk ka asnjë ndihmë nga shteti sa i përket futbollit, shumë ndryshe paraqitet situata në Kosovë. Kjo është arsyeja se përse futbolli në Kosovë po ecën me ritme të shpejta. Gjithçka nis që nga rroga dhe mënyra sesi paguhen lojtarët apo trajnerët. Tekniku i Prishtinës, Ismet Munishi, ka deklaruar në “Sporti Total” se te Prishtina që zuri mesin e tabelës në sezonin e shkuar kishte rroga deri në 20.000 euro në muaj për futbollistët.

“Disa lojtarë jemi detyruar që t’i heqim se kishin pagesa stratosferike. Kur them paga të larta, janë vërtet shumë të larta. Tani po mendojmë që t’i paguajmë me rregull futbollistët. Të harxhosh 20 mijë euro në muaj, duke ia dhënë një lojtari për një pozicion të caktuar, kur mund t’i japësh 2000 euro, nuk është normale. Nuk jemi ne Reali Madridit që t’i kemi 25 lojtarë me pagesa stratosferike”, tha Munishi. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.