Një e premte e çmendur në Ligën 2 franceze, ku u dhanë 9 kartonë të kuq në 8 ndeshje: 4 të tillë vetëm në ndeshjen Valonsien-Paris FC, por ngjarja e ditës u zhvillua në sfidën Kuevili-Okser, që u fitua 4-1 nga vendasit, në luftë për mbijetesë, në vendin e parafundit.
Dhjetë minuta para mbylljes, kur rezultati ishte 3-1, miqtë e humbën busullën. Dy lojtarë mbi të gjithë, Mikael Barreto dhe Pier Iv Polomat, shokë skuadre, por që e harruan dhe u bënë armiq. Ofendime mes tyre, më pas kontakt fizik dhe boks. Asnjë kundërshtar mes tyre. Një inat i vjetër, ose një nervozizëm i momentit, bëri që dy shokët e skuadrës të lanin hesapet në fushë, në një kohë që Kuevili vazhdonte lojën dhe shkonte në sulm. Për t’i qetësuar ndërhyri një lojtar kundërshtar, i cili i habitur i ndau “gjelat”. Karton i kuq për të dy boksierët, ndërsa nuk dihet ende çfarë mase do të marrë klubi për ta.
#Auxerre players Barreto and Polomat have a full on punch up in the middle of the game! Both got sent-off.
Visions of Batty vs Le Saux and Bowyer vs Dyer spring to mind.. pic.twitter.com/EUswkIIzGB— gza gee (@AFC_Gilles_) March 16, 2018