Çmenduri në Buenos Aires, sulmohet autobusi i Bokas dhe finalja e madhe në kaos (VIDEO)

Pavarësisht angazhimit të mijërave forcave policore, fansat e River Plejt kanë gjetur një mënyrë për të terrorizuar autobusin që po transportonte lojtarët e skuadrës së Boka Zhuniors.

Pamjet filmike të sulmit të autobusit po bëjnë xhiron e botës. Të gjendur para kësaj situata alarmante “CONMBEBOL” ka vendosur ta shtyjë ndeshjen për një orë.

Me qindra shishe plastike e gurë janë hedhur drejt autobusit dhe si rezultat janë thyer pjesa më e madhe e xhamave të automjetit. Sipas raportimeve të medieve argjentinase, mesfushori Pablo Perez e ka pësuar më keq nga të gjithë, pasi po mjekohet në spital për një plagë në krah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *