Një çmenduri e vërtetë ka ndodhur në FA Cup. Maidstone ka arritur që të eliminojë nga Kupa skuadrën e Championship, Ipsëich. Reynolds shënoi golin e parë në minutën e 43, ndërsa Saramiento barazoi për vendasit në të 56.
Corne ktheu sërish avantazhin për miqtë në të 66, duke vendosur fitoren e Maidstone në 1-2. Ipswich e mbylli ndeshjen me 38 goditje, ndërsa Maidstonte tentoi vetëm 2 herë, duke shënuar 2 gola. Kjo skuadër ndodhet në kategorinë e 6 të futbollit në Angli dhe cilësohet amatore. I gjithë ekipi i Maidstone vlerësohet 150 mijë euro në bazë të Transfermarkt, sa një lojtar normal i ekipit të Tiranës apo Partizanit.
Ndërkohë Ipsëich vlerësohet i gjithi 45 milionë euro. Diferencat janë të mëdha mes këtyre dy skuadrave në letër, por në fushë Maidstonte dhuroi një përallë të futbollit duke kaluar më tej në Fa Cup. /Sport Ekspres/