Sezoni i çmendur i Leverkusenit nuk ka fund. Kur pritej vetëm vërshëllima përfundimtare për të shënuar humbjen e parë të sezonit, Bajeri i tregoi sërish botës së sportit se minutat e fundit janë habitati i tij. Roma ishte duke udhëhequr me shifrat 0-2 deri në minutën e 82-të me anë të dy golae të Paredesit. Por Leverkuseni refuzoi të dorëzohej. Autogoli i Xhanluka Mançinit në minutën e 82-të i ngushtoi shifrat në 1-2, çka i dërgonte gjermanët në finalen e Ligës së Europës.
Megjithatë, vetëm kualifikimi nuk mjaftonte për Leverkusenin. Josip Stanishiçi shkundi rrjetën në sekondat e fundit të minutave shtesë, duke bërë që shifrat të shënonin 2-2 pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit. Kështu, ekipi i Ksabi Alonsos mbetet i pamposhtur në këtë sezon, me plot 49 ndeshje pa humbje. Një rekord të cilin ndoshta do të duhen dekada për ta thyer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/