Çmenduri kolumbiane, sherr gjatë ndeshjes mes shokëve të skuadrës

Një episod mjaft i shëmtuar ka ndodhur në ndeshjen e kampionatit kolumbian midis Atletiko Nacional dhe Deportivo Kalit, ku dy lojtarë të Atletiko Nacional janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas një debati mbi të drejtën e ekzekutimi të një goditje standarde.

Në minutën e 88-të të takimit, ku ndeshja ishte 0-0, gjyqtari akordon një goditje dënimi për Nacionalin. Sulmuesi Xhejzon Kulumi merr topin për ta goditur, por kolegu i tij Dario Moreno bën maksimumin për t’ia marrë topin nga dora, duke ia ngritur nervat në kulm kolegut të tij, i cili më pas e goditi me kokë. Gjithçka ndodhi para syve të gjyqtarit të takimit, që i dha menjëherë kartonin e kuq Kulumit.

https://twitter.com/GrimandiTweets/status/1051865542485790723

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *