Verdheblutë ia dorëzojnë ndeshjen ekipit të Alegrit, me dy të kuq të marrë pa asnjë shkak. Kedira dhe Higuain blindojnë 3 pikët
Xhenoa dhe Kievo, gjashtë pikë. Juventusi nuk bind, por fiton për një natë (mes polemikave) dhe kthehet në krye të Serisë A në pritje të Napolit, që do të përballet me Bolonjën. Protagonist absolut në “Bentegodi” është arbitri Mareska, një arbitër napolitan që kishte bërë që shumë juventinë të kishin paragjykim: në fakt, ai në fillim vendos të lërë me dhjetë futbollistë ekipin e shtëpisë, pas dy të verdhëve të Bastien, ndërsa më pas, teksa Kaçiatore bën gjestin e prangave për protestë (si Murinjo në vitin 2010 në Inter-Sampdoria), i tregon të kuqin edhe lojtarit tjetër të verdhebluve. Juventusi, që deri në atë moment kishte bërë shumë pak, kalon 5 minuta më pas me anë të Kedirë dhe me Higuainin në fund vendos në kasafortë 3 pikët.
Si Xhenoa – Alegri ndryshon thuajse gjithë mbrojtjen dhe Sturaron e hedh në fushë në vend të Matuidi, që nuk ndihej mirë. Në anën tjetër, Maran provoi me pesë mbrojtës. Pikërisht kjo lëvizje ishte efikase deri kur Bastien duke shkaktuar dy faulla për të verdhë ndaj Asamoah në dy minuta. Sorrentino, deri në atë moment, kishte qenë super duke bërë edhe pritje te Pjaniç por edhe ndaj Kedirës. Në pjesën e dytë, Kievo provon të thumbojë dhe Jaroszinski kroson për Kaçiatoren, që godet me kokë por nuk inkuadron portën. Mbetet në tokë më pas teksa në anën tjetër Juventusi ka goditje këndi. Mjekët futen në fushë, por Kaçiatore çohet dhe është gati. Arbitri i bën shenjë të dalë, sepse kështu thotë rregullorja, por duke dalë lojtari i Kievos bën shenjën e prangave me duar. Arbitri i tregon të kuqin. Me një Bernardeski më shumë në motor, bardhezinjtë gjejnë rrjetën: asist për Kedirën dhe gjermani nuk gabon. Kievo në tapet, por Shezni i thotë “jo” tentativës së vetme dhe të fundit. Në fund ka lavdi edhe për Higuainin. Juventusi i pari, të paktën për një natë, në pritje të Napolit.