Akuza, kundërakuza, bërryla, dallavere nën rrogoz: kështu funksionon politika shqiptare.
Kështu po funksionon edhe futbolli tani në prag zgjedhjesh për kreun e FSHF-së, sepse po shohim e dëgjojmë nga të gjitha, kur jemi ende larg zgjedhjeve.
Fino akuzon FSHF-në prej shoqatat e paregjistruara në gjykatë, por nga ana tjetër lidhja e tij e fortë me Partinë Socialiste e bën detyrimisht të votuar nga bashkitë e majta.
Shembulli se si do të funksionojnë zgjedhjet vjen nga Kopliku: administratori Shpëtim Halaj ka dhënë sot dorëheqjen sepse kryetari i bashkisë, Tonin Marinaj ka vendosur të shkojë vetë në asamble dhe të votojë më 7 shkurt.
Halaj nuk ka pranuar, duke qenë ai administrator dhe investitor në klub prej vitesh. Tani kryebashkiaku, që rastësisht është socialist, vendos të bëhet pjesë e futbollit, sa për zgjedhje. Pse vallë, kur realisht bashkive nuk u intereson fare kush fiton, në rast se nuk kanë ndonjë interes direkt dhe nuk e administrojnë vetë klubin?