Partizani vijon të jetë një nga skuadrat e Kategorisë Superiore më aktive në merkato, si në hyrje ashtu edhe në dalje lojtarësh. Eraldo Çinari ishte i pari që i dha lamtumirën “demave të kuq”, teksa firmosi në Ligën e Parë turke, ku veshi fanellën e Samsunsporit.
Por sulmuesi i talentuar duket se do të marrë me vete një tjetër shkodran. Mësohet se Samsunspori është pranë akordit me një tjetër futbollist të Partizanit. Bëhet fjalë për Esin Hakajn, i cili ka qenë një nga titullarët e përhershëm të Ilir Dajës. Mbrojtësi 24-vjeçar është gati të nisë një aventurë të re jashtë vendit dhe Liga e Parë turke duket kampionati i duhur për t’ja nisur në arenën europiane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/