Ylli Aga ka komentuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“ gjykimin e bërë në ndeshjen mes Spanjës dhe Shqipërisë mbrëmjen e djeshme. Gazetarit shqiptar i ka tërhequr vëmendjen fakti se nuk kishte VAR në këtë përballje si dhe thumbon arbitrin maltez, që duket se po shijonte faktin që po gjykonte në Barcelonë dhe nuk akordoi penallti në favor të Cikalleshit.
“Më bëri përshtypje që nuk kishte VAR në ndeshje. Cilësia e transmetimit m’u duk si nga ato ndeshje që transmetojmë ne të kampionatit. Rasti i Cikalleshit u përsërit me vetëm dy përsëritje, por jo shumë të qarta. Në futboll intesiteti i ndërhyrjes, pamundësia për të gjetur topin, por gjen Cikalleshin në një pozicion që nuk kishte asnjë arsye për të tentuar të simulonte. Me logjikë duhet të jepte penallti, por më duket ai maltezi po e shijonte shumë atë prezencë në Barcelonë”, ka thënë Ylli Aga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/