Cikalleshi rrëfen bisedën: Isha pa ekip, Reja më tha se nuk mund të luash për mua

Cikalleshi nuk mund të quhet më me epitetin “shtylla”. Pas një vere delikate e cila kaloi në merkato të hapur dhe pa ekip bëri që për një moment sulmesi shqiptar të humbte pak besimin. Grumbullimi i Kombëtares ishte afër dhe Cikalleshi nuk dëshironte t’i shihte ndeshejt e “Euro2020”. Afrimi në ligën e dytë të Turqisë me skuadrën e Akhsisaspor ndyshoi gjithçka.

Cikalleshi shënon ndaj Franës, ndaj Islandës dhe katër gola në 6 ndeshje ka shëndruar tërësisht sulmuesin shqipar. Në një prononcim për “Zona Gol” Sokol Cikalleshi pranon momentet e vështira që kaloi në verë duke rrëfyer edhe bisedst me trajneri Reja. Sakaq Cikalleshi ka thënë se mbetet një ndjekës i rregulltë edhe i kampionatit shqiptar e aq më tepër derbit mes Tiranës dhe Partizanit.

“Unë e ndjek çdo javë kampionatin shqiptar. Duke parë klasifikimin me skuadra që janë të përafërta them se do jetë kampionat i gjatë dhe i luftuar. Edhe derbi mes Galatasaray dhe Fenerbahce janë derbi me dyluftime të ashpëra. Siç pamë edhe Muriqin që u gjakos. Është bukur t’i shohësh skuadrat të luftojnë me njera – tjetrën por dyluftimet duhet të jenë brenda fushës jo jashtë fushës.

Golat? Ka qenë një nga ndeshjet më të vështira dhe mjaft e luftuar ajo e javës së fundit për mua në kampioant. Më vjen mirë që kam shënuar dy gola. Kam bërë tre ndeshje dhe nuk është e lehtë të shohësh nga Superliga, pasi çdo ekip mund të fitojë ndaj çdo kundërshtari dhe ndryshon gjithçka.  Po kaloj një moment shumë të mirë pas një verë jo aq të mirë për mua pasi merkatoja ishte e hapur për mua. I

sha jashtë ekipit dhe stërvitesha individualisht. Fokusin e kisha te ndeshjet e Kombëtares. Kam pasur bisedë me trajnerin dhe më tha nuk mund të luash me mua pa luajtur me ekipin. I thash që trajner ke të drejtë por unë jam duke u stërvitur dhe e ndiej veten shumë mirë. Ndaj doja që të arrija Kombëtaren. Duhet të pranojmë edhe në çfarë niveli kemi.

Që të kemi një psikologji të qetë duhet të luash në një ekpi të mirë si Reali apo Barça që të ndihesh mirë. Nuk është e lehtë të jesh i fortë në këto kushte. Në fund sulmuesi matet me statistika e jo thjesht me shtylla shtylla. Ka qenë detyrimi im që të isha gati për Kombëtaren”-ka përfunduar Cikalleshi./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online