Cicmil, Alla dhe Imami, Vllaznia synon të ribëjë mbrojtjen

Për merkaton e kuqebluve ka shumë hipoteza për forcimin e skuadrës. Përmenden dy lojtarët e Kukësit, por edhe rikthimi i qendërmbrojtësit malazez

Gaspër Marku

Vetë trajneri Ernest Gjoka nuk ka pranuar të shprehet publikisht për emrat që pritet të bëhen pjesë e Vllaznisë në merkaton e dimrit, por një pjese e tyre kanë filluar të qarkullojnë në opinionin sportiv shkodran dhe më gjerë. Mbrojtësit Cicmil dhe Alla, si dhe mesfushorët Lena dhe Imami dhe ndonjë tjetër thuhet se janë të preferuarit e trajnerit Ernest Gjoka për përforcimin e Vllaznisë. Me tre prej tyre ai ka pasur rastin të bashkëpunojë te Kukësi. Madje, nga burime pranë klubit kuqeblu bëhet me dije se kontaktet me këta futbollistë kanë filluar, por se sa do të jetë e mundur që ata të bëhen pjesë e Vllaznisë, kjo mbetet për tu parë. Pavarësisht dëshirave të dyja palëve, duket e vështirë që këta futbollistë të kalojnë te Vllaznia. Me siguri ditët e para të janarit do të sjellin lajme të reja në këtë drejtim. Tifozët duhet të presin me ankth deri më 5 janar të 2018-ës, kur do të mësohet realisht se cilët do të jenë futbollistët, të cilët do të hipin në autobusin kuqeblu për të udhëtuar drejt Ulqinit.

MBROJTJA – Trajneri Gjoka kërkon me ngul të forcojë mbrojtjen, siç e ka shprehur edhe vetë. Ai po vlerëson kthimin në Shkodër të malazezit Stefan Cicmil, i cili u largua sezonin e kaluar me jo pak zhurmë, pasi dyshohej se kishte toleruar në ndeshje të caktuara. Po ashtu, për mbrojtjen ka dalë si alternativë edhe Albi Alla i Kukësit, i cili në ndeshjet e fundit ka humbur vendin e titullarit. Një tjetër lojtar i Kukësit, që preferohet nga tekniku kryeqytetas, është Eni Imami, i cili është mesfushor, por është adoptuar edhe në mbrojtje në raste të caktuara.

LENA – Pas lajmit për largimin e Nijas Lenës nga Teuta, menjëherë doli në skenë Vllaznia si destinacioni i ri i mesfushorit, por në fakt ai nuk mund të federohet me shkodranët dhe asnjë skuadër tjetër në Superiore, përveç Kukësit dhe Teutës. Në këtë rast, pista e Lenës bie poshtë.

STËRVITJA – Me seancën e sotme stërvitore, që pritet të zhvillohet paradite, Vllaznia mbyll vitin 2017 sa i takon angazhimit me futbollin. Kjo seancë do të jenë sërish në palestër. Më pas radhën e kanë disa ditë pushimi për festën e ndërrimit të viteve. Saktësisht, do të jenë 4 ditë pushimi, sepse më 4 janar futbollistët janë porositur të paraqiten në seancën e parë të vitit të ri. Kjo seancë do ti paraprijë udhëtimit drejt Ulqinit, ku do të zhvillohet një fazë dyjavore përgatitore dimërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online