Ciara dhe Sabina frikësojnë Europën, anullohet derbi në “Bundesligë” dhe ndeshja e Manchester City

Moti i keq në Europë ka bërë që shumë prej takimeve të planifikuara për tu luajtur ditën e sotme do të anullohen. Fillimisht ishte derbi gjerman mes Borussia Mönchengladbach dhe Koln që u shty për një tjetër datë, që ende nuk është vendosur. Ishte klubi i Kolnit që lajmëroi këtë, duke iu referuar parashikimit të sipnotikantëve të vendit.

Në njoftim thuhej se nuk do të kishte probleme gjatë ndeshjes, por në përfundim të saj pritej të përkeqësohej situata dhe stuhia Sabina do të pushtonte rajonin. Meqenëse klubet nuk mund të siguronin daljen në mënyrë të sigurt të tifozëve nga stadium, atëherë u arrit në vendimin për të shtyrë takimin.

Një vendim i tillë është marrë edhe në Belgjikë dhe Holandë, ku janë anulluar të gjitha ndeshjet e planifikuara për sot. Frika nga uragani Ciara, i cili pritet të sjellë me vete një erë me shpejtësi 120 km/h, ka bërë që federatat përkatëse të dalin në një vendim të tillë. Gjithashtu edhe takimi mes Manchester City-t dhe West Ham-it është shtyrë dhe shkak janë bërësë sërish kushtet e rënduara të motit, që nuk mundësojnë mbarëvajtjen e përballjes./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *