Chelsea zbulon planin për Brojën/ “Ka shumë potencial”, Tuchel ngul këmbë për ta mbajtur: Nuk pres që të largohet

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të mbetet një mister. Mediat angleze raportojnë se Ëest Ham-i është shumë pranë firmës, por nga ana tjetër Thomas Tuchel-i vijon të ngulë këmbë për ta mbajtur në “Stamford Bridge“. Chelsea ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare një komunikatë të trajnerit, që flet për të ardhmen e talentit shqiptar.

Në të shkruhet se “Tuchel beson se ka vend për Brojën në ekipin e tij për këtë sezon dhe deklaroi qëllimin e tij për ta mbajtur në ‘Stamford Bridge‘, edhe pse janë bërë oferta për ta larguar“. Tuchel ka deklaruar se sheh potencial te Broja dhe se nuk pret që ai të largohet këtë sezon.

“Nuk pres që ai të largohet. Ne jemi të vetëdijshëm për interesimet dhe ofertat, gjë që thjesht na tregon se ka shumë potencial, dhe pronarët dhe unë do ta marrim këtë vendim së bashku në fund, gjithashtu me lojtarin.

Tani kur ai mbërriti, është e qartë se ai po përpiqet të bëjë përshtypje dhe thjesht po përpiqet të bëhet lojtar i Chelsea-t sa më shpejt të jetë e mundur. Pas huazimit te Southamptoni, situata ishte shumë e qartë që ai të bënte hapin e radhës, të tregonte përmirësimin e tij dhe të linte përshtypje në parasezon.

Fatkeqësisht ai u lëndua dhe sigurisht që po bëhet shumë zhurmë sepse ka oferta dhe interesim për të. Le të shohim se si do të shkojë kjo, por unë jam shumë i qetë për këtë sepse e dimë situatën dhe kemi një kontratë”, ka deklaruar Thomas Tuchel-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *