Pas një sezoni shpërthyes me Viteshen, Armando Broja është shpërblyer me mundësinë tek ekipi i parë i Chelsea-t. Trajneri Tuchel ka kërkuar që të shoh talentin shqiptar nga afër në përgatitjet para sezonit të ri në mënyrë që të vendos të ardhmen e tij.
Do të mbërrijë në huazim apo do të jetë pjesë e ekipit të parë? Kjo mbetet të shihet nga përshtypja që do të lërë Armando Broja. Ndërkohë Chelsea do ta nis grumbullimin e parë stërvitor nga e hëna. Kjo do të jetë koha kur do ta shohim Brojën me fanellën e londinezëve, ndërsa shansi është i artë për shkakun se futbollistët e tjerë do të kenë edhe pak ditë pushim pas Europianit. /Sport Ekspres/